Vendi ku legjenda ka zanafillën!
Zona e lirë e Drenices e cila më shumë njihet si Arbëria e Vogël,e cila fillimisht përfshinte gjithë fshatrat e komunes se athereshme të Prekazit.
Më vonë kufizohet vetëm në Galicë,Lubovec dhe Mikushnicë.Pata rastin të shkojë ti vizitojë nga afër duke shkembyer kaq shumë informacion për vllezrit dhe motrat tona.
Mirpo Serbia në korrik te 1924 diten e trete te bajramit në mënyrë tinzare me 1200 ushtar e xhandar rrethojnë këto tre fshatra.Beteja ishte e përgjakëshme dhe zgjati gjithe diten,aty u vranë 90 Serb dhe 85 shqiptar.
Këto dhe shumë te tjera mi rrefeu profesori i nderuar Z.Bedri Tahiri,i cili më dha mundësinë e një interviste , të mbushur plot me data dhe histori shiptare të dhimbëshme .Aty mesova se kulla ku luftëtaret e lirisë luftonin për te mbrojtur atdheun ishte e rrethuar me dashurine e banorëve dhe gezhojat e plumbave te luftës.
Se bashku me nënpunës të komunës së Vushtrrisë,si dhe nënkryetari i kësaj komune na dhuruan kënaqësinë e njohjes në mënyrë të mirfilltë të gjithë atyre qytezave për’rreth,nga ku mbartnin me vete veçse dhimbje,lot,por mbi te gjitha dashuri e mikpritje për vllezrit shqiptar.Jam ndier e privilegjuar por njëkohësisht edhe e vlersuar jo vetem por edhe grupi im i punës,përfaqësues te “Klubit Drita” pasi ftesa si te ftuar nderi në një vend historik si Vushtrri ishte një vlersim.
Ditet e Diasporës dhe klubi “L. Berisha” përbënin ngjarjen nga ku u fol dhe diskutua poezia e mërgimtarit,nga ku pata nderin të mbaja fjalën time përshëndetëse.Pas një aktiviteti të madh si ky rrugëtimi vazhdoi për t’u njohur nga afër me bëmat e ikonës legjendare Adem Jashari.
Aty lotet ende nuk ishin thare,dhe dukej sikur historia fliste vet dhe na tregonte për ato tre dite të përgjakshme të familjes Jashari.Nderim dhe krenari në syte e ushtarëve dhe vrojtuesve të Kullave të Adem Jasharit dhe ciftit Azem dhe Shote Galica.
U ndodha aty në një moment të rëndësishëm në 94_vjetorin Jubile te epopesë së Arbërisë së Vogël,vendi ku gjendet kulla luftëtare e lirisë dhe dy varre,nga ku ajo qe te lë mahnitur është varri bosh i luftetares së lirisë Shote Galica..
Gjithcka tjeter do ta lexoni ne shkrimin e radhes…
Anila Ahmataj