Patozi: “Reforma në Drejtësi nuk ka nevojë, as ta qash, dhe as të ngresh dolli shqiptarçe për të”

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka reaguar sot me nje mesazh, perkunder urimeve jo te pakta qe pati sot per 3 vjetorin e votimit te ndryshimeve kushtetuese per Reformen ne Drejtesi.

Patozi shkruan ne rrjetet sociale se “Reforma në Drejtësi nuk ka nevojë, as ta qash, dhe as të ngresh dolli shqiptarçe për të, duke pasur parasysh gjithmonë “armikun”, që është duke plasur nga marazi për ata që kanë festë”.

Per Patozin, “Mjafton që ajo të fillojë një ditë nga puna, se këto tre vjet kanë qenë vetëm stërvitje për një shërbim, i cili ende nuk është kryer”.

Postimi i Patozit

NË VEND TË NJË URIMI PER REFORMËN

Reforma në Drejtësi nuk ka nevojë, as ta qash, dhe as të ngresh dolli shqiptarçe për të, duke pasur parasysh gjithmonë “armikun”, që është duke plasur nga marazi për ata që kanë festë.

Mjafton që ajo të fillojë një ditë nga puna, se këto tre vjet kanë qenë vetëm stërvitje për një shërbim, i cili ende nuk është kryer.

Prandaj na i kurseni, po mundët, si mallkimet, ashtu edhe gotat e shampanjës për një ngjarje, që ende nuk ka ndodhur, por është vonuar jashtëzakonisht me kontributin e të gjithëve!

Uroj që vitin e ardhshëm askush të mos kujtohet për 4-vjetorin e 22 korrikut të votës në parlament. Do të ishte prova më e qartë se subjektet e reformës janë duke u marrë me halle më të mëdha se përkujtimoret.

Loading...