Policia e Shtetit: Nisur nga fluksi i kërkesave adresuar Policisë së Shtetit, nga qindra të rinj e të reja, të cilët kanë shprehur dëshirën për të aplikuar për Patrullë të Përgjithsme, por janë ende duke ndjekur kursin për t’u pajisur me Leje Drejtimi, sqarojmë gjithë të interesuarit se:
Të gjithë ata aplikantë që deri në datën 3 gusht 2019, data kur mbyllet aplikimi, kanë përfunduar fazën e parë të kursit për Leje Drejtimi dhe disponojnë vërtetim zyrtar nga Autoshkolla që e kanë përfunduar provimin e teorisë dhe janë duke ndjekur praktikën, do të pranohen për të aplikuar.
Por aplikantët që do të shpallen fitues në fazën e parë të konkurimit për Patrullë të Përgjithshme në Kolegjin e Policisë dhe deri atëherë nuk kanë dorëzuar Lejen e Drejtimit, do të skualifikohen dhe nuk mund të vijojnë fazat e tjera të konkurimit.
Policia e Shtetit nxit çdo te interesuar dhe rikujton se afati për të aplikuar për Patrullë të Përgjithshme është data 3 gusht, ndërsa për Specialist për Hetimin e Krimit është data 31 korrik.
blob:https://www.facebook.com/910ff432-3502-48c5-bd06-9681f6bcd941