Dita botërore për parandalimin e dhunës ndaj fëmijëve

19 nëntori njihet ndryshe si Dita Botërore e Parandalimit të Abuzimit ndaj Fëmijëve.

Abuzimi me fëmijët, përbën një problem universal dhe është e nevojshme rritja e vëmendjes dhe mbrojtje efikase si dhe masa parandaluese në nivel familje por edhe lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar.

Në çdo 19 Nëntor, që prej vitit 2000, është dita për sensibilizimin e të gjithëve për parandalimin e abuzimit dhe keqtrajtimit të fëmijëve. Kjo ditë është vendosur si një alarm për të gjithë, që të luhet një rol më aktiv në promovimin dhe respektimin e të drejtave të fëmijëve, si dhe parandalohet abuzimi me fëmijët. /atsh

Loading...