Lushnje, rehabilitohen 100 km kanale, përfitojnë 8000 fermerë

Ndërhyrja në rreth 100 km kanale kryesore dhe dytësore kanë përmirësuar ujitjen për rreth 7600 ha tokë bujqësore në zonën e Krutjes, ndërsa kanë përfituar rreth 8000 fermerë.

Kështu bëri të ditur sot ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi.

“Shumë shpejt fillon puna për rehabilitimin e kanalit V1 dhe V2 po në këtë degë”, tha Peleshi.

Gjatë inspektimit të Skemave të Ujitjes dhe Kullimit, në qarkun e Fierit, në bashkinë e Divjakës në fillim të muajit nëntor ministri Peleshi tha se “bëhet fjalë përreth 16 mijë – 17 mijë hektarë, të cilat janë vendosur nën ujë, por që puna të kryhet duhet që edhe kanalet e treta, pra kanalet që çojnë ujin në parcelë të përfundojnë”.

Në fillim të vitit 2019, me projektin e Bankës Botërore, do të nisin punimet për rehabilitimin edhe të 2 skemave të tjera ujitëse për zonën e Lushnjës, Dega e Lushnjës dhe Dega e Çukasit.

Ky projekt me rreth 23 milionë euro të tjera do të fillojë shumë shpejt dhe do të futen nën ujë më shumë se 15 mijë hektarë të tjera./atsh

https://www.facebook.com/nikopeleshi/videos/554951041593575/?t=0

Loading...