“Ne bëmë zgjedhjen më të vështirë për të udhëhequr në shtegun më të ngushtë, dhe kjo një meritë s’është se çfarë ka qenë është dhe do të jetë Partia Socialiste, por këtë herë partia Sociliste nuk iu shmang përplasjes sy për sy e dhëmbë për dhëmb”, tha Rama.
Duke folur për zgjedhjet brenda Partisë Socialiste, kreu I saj deklaroi se nuk do të jenë si asnjë palë zgjedhje të zhvilluara më parë si dha ka një urdhër të prerë për të sapo zgjedhurit.
“Tashmë 30 Qershori është histori, çdo i zgjedhur duhet të zbresë me këmbë në tokë dhe në kuptimin e drejtëpërdrejtë të fjalës që të krijojnë komunikimin e drejtëpërdrejtë në çdo debat me ne, me simpatizantë, në çdo lagje e fashat, në çdo njësi administrative e bashki.
Zgjedhjet e kësaj radhe të brendshme nuk duhet të ngjajnë me asnjë palë zgjedhje të brendshme në parti më parë, por duhet të punohet në çdo organizatë socialiste duke hapur një debat të brendshëm dhe të gjerë”.