Prej muajsh protesta për mosprishjen e tij, ditën e sotme aktorë, regjisorë e aktivistë jo të përlyer mavi janë përplasur me Policinë, pasi prej Teatrit Kombëtar po nxirren të gjitha sendet dhe orenditë e po tentohet prishja.
Ndërkohë, një moment prekës është edhe kjo video e siguruar nga politiko.al kur aktori Neritan Liçaj, një ndër mbështetësit dhe kritikët më në zë kundër projektit të shembjes së Teatrit Kombëtar ka shpër.thyer në lot, ndërsa godina rrethohet me forca të shumta policore.
Kordoni policor ka rrethuar Teatrin teksa kujtojmë se më parë regjisori Edmond Budina është tërhequr zvarrë në mënyrë që të mos futet në ambientet e brendshme të Teatrit.
Loading...