Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:55, në aksin Sarandë – Gjashtë, ku janë përplasur automjetet Mercedes Benz dhe Land Rover.
Mësohet se personat që u plagosën janë jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhen në spital.
Njoftimi i plotë i policisë:
Sarandë
Informacion paraprak
Rreth orës 15:55, në aksin rrugorë Sarandë – Gjashtë, ka ndodhur një aksident ku janë përplasur automjetet Mercedes Benz dhe Land Rover.
Si pasojë e këtij aksidenti janë dëmtuar 5 shtetas të cilët ndodhen në Spitalin e Sarandës duke marrë ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes duke kryer veprimet e mëtejshme proceduriale.
Loading...