Dita e 16 e protestës së banorëve të Astirit është shoqëruar me tensione të shumta dhe përplasje fizike mes qytetarëve dhe policisë.
Ata janë shprehur se do të mbrojnë me trup shtëpitë e tyre, të cilat do të prishen për t’i hapur rrugë projektit të Unazës së Madhe.
Në disa momente banorët kanë hequr rrethimin në hyrje të Unazës së Re, por policia nuk i lejoi të bllokojnë sheshin. Tensionimi i situatës ka ardhur pas shoqërimit në komisariatin e policisë të 6 protestuesve.
Mësohet se janë shoqëruar në Komisariat protestuesit Gëzim Sadikaj, Edmond Frangu, Arben Qyrani, Armando Gishto, Shpëtim Billo, Paolo Ahmetcenaj, ky i fundit 17 vjeç.
Loading...