Krijimi i Ministrisë së Kulturës Popullore në vitin 1939 – Nga Gëzim Llojdia

Krijimi i Ministrisë së Kulturës Popullore në vitin 1939
Gëzim Llojdia
Krijimi i Ministrisë së Kulturës Popullore në vitin 1939 cilësohet si një nga reformat e kohes se mbreterise me përkushtim për kulturën e vendit të tij .

Fillimisht gjejmë dy rradhona në gazetën : ” Drita “ të vitit 39 e cila në mënyrë koncize zbulon faktin e mirëpritur prej njerëzve të kësaj fushe ku cilësohet përpjekje për zhvillim dhe përparim sipas gazetës në fjalë, Mbreti Zog I dekretoi ligjin për Krijimin e Ministrisë së Kulturës Popullore . Në një numër tjetër të gazetës gjejmë një botim në faqen 3 i cili tërësisht i kushtohet Ministrisë së Kulturës Popullore .

Shkrimi është pak më i hershëm në ditë sepse gazeta sjell së pari faktin që projektligji për këtë ministri k kaluar në parlament dy muajt e fundit. Ministria e re është një reformë shënon gazeta,që bënë mbreti .Një reformë që shënon një përparim të dukshëm në çështjen e propagandës shtetërore dhe kombëtare një vepër më kuptim të thellë , dhe me rëndësi të veçantë për lartësimin e kombit .Ka qenë Qeveria e Kostaq Kotës e cila u muar me rregullimin e një problemi real të vendit tonë siç është organizmi i përsosur dhe modern i propagandës shtetërore dhe kombëtare e cila ka lidhje të ngushtë me kushtet .
Arsyeja e ndërtimit të Ministrisë

“Shteti , thekson gazeta në fjalë, i ka përkrahur shërbimet e ndryshme të propagandës por këto kanë qenë të shpërndara nëpër dikastere të ndryshme dhe nuk mund të ia arrinin qëllimit të tyre .
Citohet se disa nga hallkat e kësaj linje të re kanë qenë vendosur nëpër ministri të tjera.

1-Drejtoria e shtypit varej nga Ministria e Jashtme .
2-Ligja e shtypit dhe ajo e Sinemave-theatro kanë qenë kompetencë e Ministrisë së Punëve të Brendshme .
3-Seksioni “Djelmënia Shqiptare” dhe komisioni për kontrollin e botimeve varen nga Ministria e Arsimit dhe turizmi vepron si sot më vete.
Në këtë rrodhanë njoftohet se të gjitha këto shërbime do të varen vetëm prej Ministrisë së Kulturës Popullore .

Çfarë parashikonte ligji?

Ligji , shpreh fillimisht qëllimin për ngritjen e kësaj ministrie të re .
Harmonizim, zgjerim,dhe lartësim të këtyre shërbimeve në mënyrë që tu përgjigjen më shumë nevojave të jetës shqiptare .
Çfarë do të sillte krijimi i Ministrisë së Kulturës Popullore
Një hap thotë ,gazeta “Drita”,të dukshëm përparimi në heshtjet e propagandës kombëtare e shtetërore. Nën kompetencë të kësaj ministrie do të përmblidhen të gjitha ato lloj aktivitetesh që kanë lidhje themelore njëri-me tjetrin dhe që i përgjigjen po këtij qëllimi. Në ligj përcaktohet se institucioni i ri i kulturës popullore do të merret me shtypin dhe përhapjen e kulturës ,në lidhje me shtypin thuhet se me :rregullimin,drejtimin, kontrollin e shtypit dhe të cdo botimi tjetër me rregullin e shërbimit të lajmeve .
Përhapjen dhe drejtimin e kulturës popullore. Kjo ministri do të merret edhe me organizimin turizmit .Me zhvillimin e çdo aktiviteti tjetër në lidhje me propagandën kombëtare shtetërore.

Gjejmë tek kjo gazetë edhe drejtimin e linjës së re institucionale .Kontrolli dhe mbikëqyrja e shfaqjeve teatrore dhe kinematografike , pllakat e gramafonit, reklamat e çdo lloji , konferencat publike dhe botimet e çdo natyre .

Nga ana e kësaj ministrie do të drejtohet dhe aktivitetin e stacioneve radiofonike të Tiranës të quajtur mjet i fuqishëm propagande dhe do të ndihmojë në hartimin dhe përhapjen e artikujve të librave, të botimeve të ndryshme , në organizmin konferencave edhe në marrjen e filmave në Shqipëri dhe të bërjes së buletinit më lajme të jashtme dhe të brendshme .

Një prioritet është menduar që kjo ministri të ndërtojë thotë një buletin në gjuhën frënge me lajme shoqërore, administrative, letrare, artistike, sportive .mendohet një arsye është për të mbajtur në dijeni qarqet jashtme mbi shërbimin dhe përparimin e kulturës kombëtare . Përfshihet edhe krijimi i shkollave të kulturës kombëtare si për kolonit shqiptare , të cilave do tju dërgojë botime të përshtatshme .
Çështje do të merrej ministria e re
-Në çështjen e djalërisë Ministria e Kulturës Popullore do të merret me organizmin ,drejtimin dhe kontrollin e sportit dhe të edukatës fizike të djalërisë jashtëshkollore ,nëpërmjet sh-shoqërive të njohura me zhvillimin dhe lartësimin e djalërisë shqiptare në çdo fushë tjetër .
Në çështjen e turizmit ministria do të mbikëqyr dhe drejtojë aktivitetin turistik i cili zhvillohet në Shqipëri nën patronazhin e N. S. Mbretërore princesha Mexhite .

Ky aktivitete cilësohet se jo vetëm pasurohet vendi por ka të bëjë me tërheqjen e të huajve por dhe ti shtyjë shqiptarët të njohin Shqipërinë dhe bukurit e saj dhe ta dashurojnë më shumë vendin e tyre .Sipas gazetës thuhet se në këtë aktivitete hynë bënë pjesë edhe organizmi i mirë i kremtimeve popullore që do të shërbenin me shtegtimet e tyre edhe me shfaqjet folklorike për të zgjuar krenarinë dhe sedrën kombëtare .Gjithashtu këto kremtime do të shërbejnë për ti ruajtur dhe kremtuar veshjet tradicionale, muzikën dhe vallet e popullit tonë .
Misioni i kulturës kombëtare
Ministrisë së Kulturës Popullore i besohet një mision i lartë në dobi të kulturës kombëtare dhe me shumë rendësi .Gazeta saktëson edhe ndonjë keqkuptim . Ministria nuk do ta kufizojë propagandën vetëm në shtyp , por do ti japi një kuptim më të gjerë . Me bashkimi në një dikaster të vetëm nuk do të kishte shpenzime të reja , por shërbimet që deri atëherë kishin ekzistuar me fondet përkatëse .

Loading...