Ndahet nga jeta Agim Musta historiani, filologu dhe aktivisti i të drejtave të njeriut

Është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare Agim Musta, një ish-i burgosur politik që i mbijetoi torturave të burgut famëkeq të Spaçit.

Babai i gazetares Suela Musta, ka ndërruar jetë sot pas një sëmundje të gjatë nga e cila vuante prej kohësh.

Homazhet dhe më pas ceremonia mortore do të zhvillohen të enjten në orën 10: 00 pranë Medresesë.

Agim Musta lindi në qytetin e Gjirokastrës në vitin 1930. Pasi kreu studimet e larta në Fakultetin Histori-Filologji në Universitetin e Tiranës ai punoi si arsimtar në shkolla të ndryshme tetëvjeçare dhe të mesme të vendit.

Në vitin 1962 është dënuar me 13 vjet burg nga Gjykata Ushtarake e Tiranës për veprimtari antikomuniste. Agim Musta ka shkruar për komunizmin, sistemin e burgjeve dhe persekutimin në kohën e diktaturës.

Loading...