Bëni kujdes nga pishinat – Dhjetëra raste infeksioni në ditë

Dermatologët shprehen se duhet bërë kujdes nga pishinat, pasi mbi 15 raste në ditë u drejtohen bluzave të bardha për shkak të infeksioneve në lëkurë.

Bluzat e Bardha thonë se shkak i rritjes së numrit të pacientëve me infeksione në lëkurë mbetet mbipopullimi i pishinave.

Dermatologët rekomandojnë një higjienë sa më të pastër dhe larjen e trupit në dush pas hyrjes në pishinë.

Inspektorati Shëndetësor Shtetëror ka paralajmëruar 6 subjekte që operojnë si pishina për shkak të mungesës së dokumentacioneve dhe analizave të ujit dhe personelit.

Loading...