Lumi Buna ”zgjohet” i pastër, hiqen 6 tonë mbetje(foto)

Shqipëria si destinacion turistik gjithashtu po shndërrohet dhe në një destinacion të pastër ku ruajtja e mjedisit është një faktor kyç për mikpritjen e turistëve në një Shqipëri të bukur dhe të pastër.

Ministria e Turizmit dhe e Mjedisit ka kohë që ka ndërmarr nisma mjaft të rëndësishme duke bërë aktivitete sensibilizuese për pastrimin dhe mirëmbajtjen e mjedisit në zonat me potenciale turistike.

Tashmë Lumi Buna në Shkodër është i pastër dhe është destinacion i denjë për mikpritjen e turistëve kjo falë punës vullnetare të rinjve.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi është shprehur se, ”lumi Buna është zgjuar i pastër sot! “Të pastrojmë Shqipërinë që duam” është mision dhe zotim, që do të ndalet në çdo cep të Shqipërisë, lum, det, mal, për të pastruar mbetjet dhe rehabilituar zonat, ku do të mbillen pemë jo thjesht dekorative, por frutore që prodhojnë bujqësi sipas karakteristikave të tokave.

“Falë aktivistëve të “Eko Mendje”, nga bregu dhe uji i lumit Buna janë hequr 6 tonë mbetje, duke pastruar një pjesë të mirë të tij. Tani, Buna duket më e bukur!”, u shpreh ministri Klosi. /atsh

Loading...