Pulë me pilaf, pjata më tradicionale, tipike e jona

Pulë me pilaf është pjata më tradicionale, tipike e jona. 

Receta bazë mund të gatuhet në disa mënyra, me erëza ose jo, me qep ose jo, me copa mishi të kuq apo pançetë, përveç atij të pulës për një shije më të fortë, por unë sot do ju tregoj recetën vetëm oriz dhe pulë

Përbërësit
1 pulë Radostine
500 gr oriz
50 gr gjalp
Kripë, piper

Përgatitja

Lajmë dhe presim pulën në racione. Pastrojmë nga lëkurat e tepërta. E vëm në një tenxherë pa vaj, pa gjalp, pa asnjë gjë. Pula duhet të thaj lëngjet e veta dhe do fillojë të marrë ngjyrë duke u kaurdisur në yndyrën që lëshon lëkura e saj.

Tek e njëjta tenxhere hedhim dyfishin e ujit të masave të orizit, që kemi matur me garuzhde :). Aty shtojmë gjalpin, kripën dhe piperin. Derisa masa të marrë valë, ngrohim furrën në temperaturë maksimale.

Hedhim lëngun që pregatitëm në tavë, e vëm për të pjekur në fund të furrës, 220 gradë për 20-25 minuta ose derisa lëngu të jetë shteruar. Tava është gati.

Loading...