Përbërësit
500 gr miell
4 vezë
150 gr gjizë pa kripë
150 gr djath dhie
1 lugë gjelle miell
100 ml kos
2 lugë gjelle gjalp të shkrirë
Vaj, kripë
Përgatitja
Zëmë brumin e byrekut dhe lëmë mënjanë për të paktën gjysëm ore, pasi e mbështjellim me qese gatimi. Në një tas rrahim vezët me kripë, shtojmë përbërësit e tjerë me radhë, djathin, gjizën, kosin dhe një lugë gjelle me miell. Rregullojmë me kripë.
Meqë më gjendej, brenda kësaj harxhe unë thërrmova dhe një lugë gjalp dele.
Në një tas hedhim dy lugë gjelle gjalp të shkrirë, e zbusim në mikrovalë, shtojmë vajin dhe e lëmë mënjanë për të lyer petët.
Lyejmë fundin e tepsisë ku do shtrojmë byrekun. Hapim petët një nga një. Pikojmë me yndyrë gjysmën e petës si në foto. Palosim gjysmën tjetër mbi të. Hedhim harxhën, palosim anët anësore, rrotullojmë. Përpara se ta shtrojmë në tepsi, e përdredhim petën e mbushur.
Kështu vazhdojmë me çdo petë. Pasi e kemi shtruar gjithë byrekun, lyejme sipër me yndyrë dhe e fusim për të pjekur në 200 gradë derisa të marrë ngjyrë të artë.
Ju bëftë mirë.