Agron Gërguri: “Kultura nuk ndërtohet duke rrënuar”

#METEATRIN

Kultura nuk ndërtohet duke rrënuar.

Teatri nuk është fotografi me tulla e dërrasa, fasadë apo biznes politik. Teatri është eksplorim i përhershëm i njeriut në gjetje të vetvetes.

Është kujtesë aktive, është peshorja e sistemit të vlerave. Ështē ajo që na mungon si dashuria.

Andaj mos e prekni Teatrin se aty është tatuar figura e Naim Frashërit, mizanskeni i Spahivoglit, melodia e timbrit të Kadri Roshit, klithma e Bujar Asqeriut, loti i Neritanit, buzëqeshja rrezistuese e Elma Doresit, ironia e Arbenit, seriozitetit spartan i Alfred Trebickës … dhe shumë të tjerëve të cilët me djersën e tyre kanë balsamosura dërrasat që jetë e kanë emrin.

Mos i vrani me rrënim, a refuzim a cilësim politik si minorancë.
Një ARTIST vlenë më shumë se një Qeveri qoft kjo e drejtuar nga një pretendet artist i cili i joshur nga tepsia e pushtetit e i ngazëllyer nga numrat politik të vetëmjaftueshmërisë, e harroj artin.
Arti dhe artistët nuk janë numra as tepsi ku mund të ngopet ambicia e sëmur politike
Ata janë qenësia e së vërtetës.

Kultura nuk ndërtohet duke rrënuar!

#MOSERRËNONITEATER
#NDËRTONITEATER

AG
Podujevë,
25 korrik 2019

Loading...