22-vjeçari arr.estohet,tentoi të korruptojë një punonjës të policisë rrugore

Policia ka vënë në pranga një 22-vjeçar pasi tentoi të korruptojë një punonjës të policisë rrugore.

I riu B.P, banues në Vig, Shkodër, i dha 1 mijë lekë të rinj një punonjësi të policisë rrugore në aksin Thumanë – Milot, me qëllim shmangien e masës administrative.

Ai u ndalua pasi ishte duke ecur me shpejtësi tej normave të lejuara, teksa për të shmangur dënimin përkatëse vendosi ta kalojë duke dhënë lekë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë.

Loading...