Roja bregdetare shpëton jetën e një pushuesi në plazhin e “Centralit” në Sarandë”, tha sot për ATSH, prefekti i Vlorës Flamur Mamaj, i cili theksoi se stacionet e plazhit janë në gatishmëri për t’u ofruar qytetarëve siguri.
“Rojet bregdetare kanë ndërhyrë, i kanë dhënë ndihmën e shpejtë, e kanë çuar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën”, tha ai.
Më tej, prefekti shtoi se “prefektura jonë i ka të kompletuar të gjithë vrojtuesit e plazheve, sidomos të plazheve që kanë risk të mbytjes. Jemi në aksion të verifikimit të stacioneve, vazhdojmë me intensitet të lartë dhe janë të gjitha grupet e kontrollit të taskforcës në terren dhe në bashkëpunim me bashkitë për të mbyllur të gjithë detyrimin ligjor që kanë stacionet e plazhit për të ofruar siguri për pushuesit”. /atsh