Duke iu referuar deklaratës së kryeministrit Rama, se protestuesit që kundërshtojnë shembjen e Teatrit janë pakicë, aktori tha se bota udhëhiqet nga idetë, ndërsa shton se idetë i kanë njerëzit e mençur.
“Kur ndodhi protesta isha larg dhe nuk munda te isha. Dua ti flas pak kryeministrit. I dashur Kryeministër.
Në vitin e largët 2013 ju përpara PS mbajtët një fjalim të shkëlqyer me përjashtim “nga ky moment unë jam kryeshërbëtori juaj”.
Kur jeni kryeshërbëtori, unë jam kryepronari. Pse na bie ne pronarëve 3 herë në ditë, para dhe pas buke. Po ta them edhe si të njohur. Ndeshja bëhet me dy takime.
Deri dje ishte në fushën tënde, sot është në fushën tonë. Nuk varet nga gjatësia sa i zgjuar je. I lartë është edhe plepi, por e dhj*sin sorrat”, tha aktori.