Teksa ka dalë në aeroportin e Rinasit të presë trupin e pajetë të 44-vjeçarit vlonjat që mbërrin në atdhe, Kasmi tha se ishte një bashkëpunëtor holandez i Latos ai që e futi atë në kurth.
Ajo nuk bën të ditur emrin e tij por thotë se këto informacione i ka mësuar nga të njohur të saj në Holandë dhe Ali Aliu.
‘E morën, e gënjyen me metodën e tyre që do shiste makinën, dhe e morën e vranë.
Ishte një djalë holandez që ka ardhur 4 herë në Vlorë nga Holanda.
Festim Lato ishte me dy njerëz të tij në makinë, e ka thirrur ky djalë i ka thënë do vish se jam me dy njerëz do e shesësh makinën, do vish në kafe?
Ai i la të gjitha në makinë, me telefona dhe ata e morën e vranë…’, u shpreh Sadrie Kasimi.
Loading...