E ftuar në emisionin “Kjo Javë’ të gazetares Nisida Tufa, në News 24, ish-deputetja Duma është shprehur se ky nuk është momenti për të matur suksesin e aksionit opozitar.
Lidhur me vendimin për djegien e mandateve, Duma iu kthye Ristanit, duke i thënë se sakrificat ekstreme shpërblehen. Më tej, ajo paralajmëroi se ka ardhur kjo që t’i jepen kosto klasës së brendshme të partisë.
“Ky nuk është momenti për të matur suksesin e aksionit opozitar. Sakrificat ekstreme shpërblehen. Sa më i madh risku dhe sakrifica, aq më i madh është shpërblimi. Opozita e ka zbutur revoltën qytetare dhe qytetarët sot janë aksionerë të protestave të tyre. Është investuar shumë në këtë vend. Ka ardhur koha për t’i dhënë kostot klasës së brendshme”, ka deklaruar ish-deputetja Duma.
Ku ka gabuar opozita?
Sa i përket përmirësimeve janë debate konstruktive. Opozita nuk i bën keq njeriu. Cdo individ duhet të kuptojë se pa politikë nuk ka çfarë bën. Opozita ka bërë shkëlqyer kartën denoncuese, kartën e transparencës, aksionin opozitar. Paralelisht me këtë, ajo ndërton kartën për ardhjen në pushtet. Duhet folur për gabime për ata që janë në pushtet. Ka plot vende ku opozita nuk bën maksimumin. Kjo nuk është etapa për ta matur këtë, do vijë etapa për ta matur këtë që po bën.