Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar për aksionin kundër informalitetit, që ka nisur prej disa javësh dhe po bllokon të gjitha bizneset që kapen duke abuzuar.
Ish-ministri ndalet te rasti i fundit i publikuar nga Rama, në të cilin shfaqej një hotel i bllokuar, duke u shprehur se ai iu fali tatime të kohës së shkuar bizneseve të mëdha në mënyrë anti-kushtetuese.
“Udhëheqësi i lavdishëm ka nxjerrë një foto hoteli të bllokuar, për medemek taksat e papaguara.
Është me vend të rikujtojmë se në fillim të këtij viti, në mënyrë haptazi anti kushtetuese ju fali tatime të kohës së shkuar bizneseve të mëdha, që i kishin arkëtuar atë para në kurriz të konsumatorëve prej vitesh.
Kush e dëmton më shumë konsumatorin një hotel që mezi bëhet gati të punojë një muaj në verë, apo një kompani e madhe shërbimesh që punon 365 ditë?!
Dhe flet për drejtësi e barazi para ligjit! Nuk është se nuk kupton atë që bën. E bën sepse nuk i kërcet fare as për konsumatorin e as për bisnesin”, shkruan Manjani.