Labëri, sa i dua, pyllet e kodrat e tua. Ato gryka ata male, ku dhe zogu shkon ngadale…- Nga Mihal Gjergji

Nga Mihal Gjergji

Labëri, sa i dua
Pyllet e kodrat e tua.
Ato gryka ata male
Ku dhe zogu shkon ngadale.
Shkëmbenj dhe shpella si thikë
Që ti shikosh të vjen frikë!

…Ndë këtë grykë të shkretë
U vranë dymijë vetë!
Dymij’ ushtarë ç’u ngrinë
Të shkelmojnë Labërinë,
Po Gjon Lekën nuk e dinë
Q’i pret ndë grykë të vinë…
Treqind Labër qimeverdhë
Te gryk e Kuçit u derdhë…”

A. Z. Ç

Loading...