Caji i malit

CAJI I MALIT (bar)
(Sideritis Herba)

Caji i malit, perbehet nga pjesa mbitokesore e bimes Sideritis roeseri Bois. et Heldr., familja Labiatae.

VETITE:Caji i malit, ne saje te esences me ere te kendshme, tanineve, substancave te hidhura etj. ne vendi tone perdoret si pije familjare.

Bima mund te rekomandohet edhe si bar kunder ftohjeve qe shoqerohen ose jo me temperature.

PERGATITJA DHE PERDORIMI:Nje luge e vogel e cajit te malit grimcohet dhe hidhet ne nje ene ku shtohet nje gote me uje qe valone, ena mbulohet me kapak, lihet te qendroje per 15-20 min. duke e perzjere her pas here, lengu kullohet, embelsohet sipas deshires me sheqer ose me mjalte dhe pihet, merren disa doza te tilla ne dite.

Loading...