Kreu i qeverisë Edi Rama: “Ekonomia u rrit me 2.21%, borxhi dhe papunësia u ulën”

Kreu i qeverisë Edi Rama ka nisur konferencën e tij me gazetarët, teksa ka vendosur që të flasë për përgjegjësitë e qeverisjes, duke nisur nga ekonomia, punësimi dhe financat.

Rama tha se ekonomia pavarësisht klimës jo të favorshme në vendin tonë ka njohur rritje, njësoj si punësimi.

Kur është fjala te investimet e huaja, Rama tha se ato janë në rritje, po nuk mundi që të artikulonte qoftë edhe një brand ndërkombëtarë që ka ardhur në vendin tonë.

Sipas kryeministrit disa investime janë në diskutim e sipër, por ai nuk mund të jepte emra, për shkak se duhet që të ruante anonimatin e këtyre kompanive me famë ndërkombëtare.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Unë jam i bindur që ju do të më pyesni për politikën, po për atë do ua lë juve. Unë dua që të flas për aspektet e qeverisjes, duke filluar që nga ekonomia, e cila edhe pse në një situatë të pafavorshme, aspak nxitëse për inverstitorët u rrit krahasuar me një vit më parë me 2.21%, ndërkohë që efekti i thatësirës së madhe është i ndjeshëm, duke qenë se vitin e kaluar patëm një vit me shumë rreshje, duke nënkuptuar që ishte një mundësi e shtuar për rritjen ekonomike.

Përtej këtij fakti mbetet prioritare që të fokusohemi te investimet publike dhe private, vendase dhe të huaja, te të ardhurat që kanë pasur një periudhë problematike për pasojë të frymës së antishtetit që u injkektua në mënyrë të vazhdueshme dhe në forma shumë agresive që ka ndikuar dhe në rritjen e informalitetit, punësimi ka shënuar një përparim, që vjen me një ulje të re nga gjashtëmujori i parë i vitit të shkuar, është rritur me 1.4 % nga viti i kaluar.

Zyrat e punës kanë realizuar 16 mijë punësime, po në të njëjtën kohë informaliteti në punë ka shënuar rritje, gjë e cila është integruar në operacionin antiinformalitet që do të vijojë çdo ditë deri në fund të mandatit. Financat publike janë të qendrueshme dhe Borxhi Publik është ulur në krahasim me një vit më parë. Tregtia me jashtë është rritur me 12%, dhe për herë të parë kemi një ngushtim të bilancit import eksport, nën diferencën e 3%. Jemi në hapat e parë të një lufte të pa kompromis për të shtrënguar masat në lidhje me sigurinë ushqimore.

Loading...