Ky çift po i tregon botës kuptimin e punës në grup,ai i verbër ajo e paralizuar

Melanie Knecht dhe Trevor Hahn po i tregojnë botës kuptimin e punës në grup.

Shokët e alpinizmit dhe madje edhe shokë në jetë, jetojnë të dy në Fort Collins, Kolorado dhe kanë punuar së bashku për të ngjitur malet dhe shtigjet e Kolorados qysh prej takimit në një klasë ushtrimesh adaptive, sipas Good Morning America.

Knecht lindi me spinën dorsale të dëmtuar dhe përdor një karrige me rrota për tu zhvendosur, dhe Hahn humbi shikimin për shkak të glaukomës pesë vjet më parë.

Pasi u lidhën së bashku filluan të ndajnë edhe dashurinë e madhe për udhëtimet dhe veçanërisht për sportin e ngjitjes së maleve, alpinizmin. Dyshja filluan të ngjiteshin masivisht në maja të ndryshme.

Gjatë udhëtimeve të tyre, Hahn mbart Knecht në një mbajtëse të sigurt në shpinë, dhe Knecht jep udhëzime verbale për ta udhëhequr atë gjatë ecjes.

Një udhëtim të radhës? Sigurisht që dyshja e ka në plan dhe është një majë e cila arrin lartësinë deri në 14,000 metra dhe që e kanë në plan për muajin gusht.

Loading...