Media ruse per “Tërmetin apokaliptik”: “Autoritetet në Shqipëri janë në alarm për një tërmet 30 herë më të fortë se ai i Atikës në Greqi”

Media ruse “Sputnik” në versionin greqisht, i ka bërë jehonë deklaratës së presidentit Ilir Meta për një “tërmet apokaliptik” që kërcënon Ballkanin.

“Autoritetet në Shqipëri janë në alarm për një tërmet 30 herë më të fortë se ai i Atikës në Greqi, sipas parashikimit të sizmiologut grek Akis Zelentis”, shkruan Sputnik News.

Më tej në artikull thuhet se presidenti Ilir Meta i ka bërë thirrje qeverisë të përgatitet për tërmetin katastrofik, letra që iu dërguan nga kreu i shtetit te kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka.

Loading...