Mund të duket si një fenomen i mbinaturëshëm i parë në ndonjë film fanta-shkencë, por është e vërtëtë. Në grua mund të mbetet përsëri shtatzënë teksa është.
Bright Side ka treguar arsyet se pse kjo mund të ndodhë.
Kjo gjendje e rrallë quhet “superfetim”, që nënkupton konceptimin e një fetusi të dytë, ndërsa është shtatzënë me një tjetër. Si rezultat, një nënë merr binjakë me mosha të ndryshme gestacioni dhe nganjëherë edhe 2 data të ndryshme të lindjes.
“Superfetim” nuk është e njëjta gjë si “superfekondimi”. Kjo e fundit përfshin fertilizimin e dy vezëve gjatë një periudhe të ciklit menstrual.
Në rastin e superfetimit, ngjizja ndodh në periudha të ndryshme menstruale dhe binjakët përveç se nuk do të kenë moshën e njëjtë, do të ndryshojë gjithashtu edhe gjatësia dhe grupi i gjakut.
Normalisht, kur një grua është shtatzënë, vezoret e saj ndalojnë lëshimin e vezëve në mitër, sepse hormonet i dërgojnë një sinjal trupit për t’u “përgatitur” për rritjen e një fëmije.
Megjithatë, kur ndodh superfetimi, vezoret prodhojnë dhe lëshojnë një vezë tjetër, e cila gjithashtu mund të bëhet e fekonduar (pra trupi është gati për një shtatzëni tjetër).
Ka 10 raste të njohura zyrtarisht të këtij fenomeni dhe e fundit ndodhi në Australi. Një grua me emrin Kate Hill mbeti shtatzënë dy herë brenda 10 ditëve.
Ajo lindi dy vajza të vogla – Charlotte dhe Olivia, të cilët janë klasifikuar si binjakë, megjithatë, diferenca kohore mes ngjizjes së tyre ishte 10 ditë. Megjithëse ato lindën në të njëjtën ditë, peshat e tyre dhe llojet e gjakut ishin të ndryshme./shqiptarja.com