3 shqiptarët më të kërkuar në Angli

Mediat në Londër kanë publikuar sot listën e disa kriminelëve më të rrëzikshëm në Angli, ku nuk kanë munguar në listë dhe shqiptarët.

Në këtë listë janë 3 shqiptarë, të cilët janë arrestuar për verpa të nryshme penale.

Një prej tyre është Suad Sufaj, i cili u ndalua nga policia ndërsa udhëtonte me një makinë përgjatë rrugës “Bowes” në Enfield, vitin e kaluar. Pas një kontrolli në makinën e tij u zbulua një sasi prej 1 kg kokainë me vlerë 100,000 paund.

Oficerët kontrolluan shtëpinë e tij ku gjetën edhe 8.5 kg kokainë tjetër me vlerë afërsisht 800,000 £. 26-vjeçari u burgos për 12 vjet më 12 prill të këtij viti.

Një tjetër emër në lsitën e më të rrëzikshme është dhe Klevis Drazhi. Ai është vetëm 20 vjeç dhe u ndalua nga oficerët në Moorgate më 19 janar pasi ata e vunë re se po hynte në një korsi biçikletash.

Pas kontrollit të makinës, policia zbuloi 11 mbështjellës me pluhur të bardhë – të cilat më vonë u konfirmuan se ishin kokainë si dhe rreth 1300 paund.
Por krimineli më i rrezikshëm është pa dyshim shqiptari Mane Driza, ndaj të cilit më 3 prill, gjykata në Bailey Old i dha një dënim të përjetshëm me një rekomandim që të vuante minimumi 20 vjet burg.

41-vjeçari goditi me thikë Stefan Bledar Monen më shumë se 120 herë në Wembley në qershor 1999, dhe jurisë iu deshën 90 minuta për ta gjetur atë fajtor për vrasje.

Loading...