Rezultatet e kombëtares kanë sjellë irritimin e shumë tifozëve, por jo vetëm.
Humbja e fundit dramatike 0-4 ndaj Skocisë në ‘Loro Boriçi’ i vuri ‘vulën’ gjithçkaje. E tani seriozisht duket se stoli i Panuçit është në pikëpyetje.
Ndërsa këto rezultate janë përcjellë edhe jashtë mediave tona, ku ata italiane kritikojnë Panuçin, duke e cilësuar përgjegjës për gjithçka. Më tej vazhdojnë se ai nuk ishte i aftë të linte gjurmë në vendin tonë.
“Aventura e ish-lojtarit të Romës te Shqipëria ka fiiluar në mënyrën më të mirë në shtator të një vitit më parë me fitoren 2 me 0 ndaj Lihteshtajnit, në një ndeshje të vlefshme për kualifkueset e Rusi 2018.
Që atëherë e deri më sot Shqipëria ka vetëm dy ndeshje fitore (një miqësore me Turqinë 3-2 dhe 1-0 ndaj Izraelit për Ligën e Kombeve dy barazime dhe plot 8 humbje.
Në katër ndeshjet e fundit skuadra e Panuçit nuk ka gjetur rrugën e rrjetës, ndërkohë që ka pranuar 8 gola. Shkurtimisht, numrat “gozhdojnë” italianin që nuk ka lënë një gjurmë të mirë përtej Adriatikut”, thuhet në artikullin e medias italiane./Shqipëriaime