Prej orëve të para të mëngjesit në Itali është ndërmarrë një operacion kundër trafikut të drogës.
Tonelata kokainë nga Holanda në Romë, shkruajnë mediat italiane për operacionin e koduar “Shqiponja e zezë” kundër një organizate kriminale shqiptare, shkruan romatoday
Operacioni po ekzekutohet nga skuadra lëvizëse e policisë së Romës me koordinimin e Drejtorisë së Antimafias në Romë.
Po kryhet ekzekutimi i 9 urdhërarresteve të firmosura nga gjykata për akuzën e trafikut ndërkombëtar të kokainës dhe armëve
Në kuadër të këtyre hetimeve janë arrestuar 17 persona si dhe janë sekuestruar 200 kg kokainë, dhe armë.
Operacionit eshte quajtur “Shqiponja e Zezë”, raportojnë mediat italiane.
Droga vinte nga Hollanda dhe ishte e destinuar për qendrat kryesore të Romës, Tor Bella Monaca dhe San Basilio.