Vr.asja e 40-vjecarit në Durrës, e qëlluan në derë të shtëpisë

Krimi ka goditur diten e sotme ne Durres ku një person është vrarë me armë zjarri mesditën e sotme. 

Viktima e ngjarjes është shtetasi Feriz Bardhi, 40-vjeç banues në Shën Vlash.

Policia tha se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 18 pranë Kryqit të Kuq në Durrës rreth orës 12:55 minuta.

Viktima u qëllua me armë zjarri tip automatik në derë të shtëpisë ku edhe pse u dërgua me shpejtësi i plagosur në spital, nuk mundi që të mbijetonte duke ndërruar jetë.

Njoftimi i policisë
Më datë 01.08.2019, rreth orës 12:55, në lagjen Nr.18, Durrës, persona të paidentifikuar kanë plagosur me armë zjarri shtetasin F.B.,40 vjeç, banues në Shën Vlash, Durrës, i cili u transportua në Spital ku dhe ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor ku vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po punon intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje.

Loading...