Erion Brace: “Kupon e faturë për çdo shitje kudo!Tek të mëdhenjtë së pari!Ligjshmëria në çdo transaksion është detyrim!”

Zv/kryeministri i Shqipërisë Erion Bracce reagoi nëpërmjet një postimi në Facebook në lidhje me aksionin e Drejtorisë Tatimore për kontrollin e bizneseve gjatë verës.

Pas gjobitjes së Hotel “Rognerit” me 150 mijë lekë për shkak të moslëshimit të kuponit tatimor, numri dy i qeverisë socialiste u shpreh se bizneset e mëdha nuk mund t’i shpëtojnë detyrimeve financiare.

Postimi i plotë i Braçes:

Kupon e faturë për çdo shitje kudo!

Tek të mëdhenjtë së pari!

Ligjshmëria në çdo transaksion është detyrim!

Nuk kërkojmë asgjë më shumë se kaq! Asgjë!

Të zbatohet ligji dhe për çdo transaksion të ketë një kupton tatimor apo një faturë tatimore!

Përpjekja e përditshme për ligjshmëri po shkon lart, tek të mëdhenjtë dhe atje do të rrijë!

Çdo ditë!

Pa u kthyer pas nga emrat, xhiroja e madhe, miku apo klienti!

Dua t’i falenderoj inspektorët e Hetimit Tatimor Qendër për korrektësinë në zbatimin e ligjit!

Tani ligjshmëri tek të gjithë!”, thotë Braçe.

Loading...