Një djalë 7-vjeçar ankohej te prindërit se i dhimbnin nofullat kur hante bukë dhe përtypej.
Kur shkoi tek dentisti u zbulua se kishte 526 dhëmbë brenda në gojë.
Djali ishte shtruar në një spital në Chennai të Indisë për shkak se kishte dhimbje të mëdha.
“Kur doktorët i bënë një grafi ata zbuluan një qese të mbushur me dhëmbë anormalë”, tha për CNN doktoreshë Prathiba Ramani, shefja e Patologjisë Orale dhe Maksilofaciale në Kolegjin dhe SpitalinStomatologjik Saveetha.
Fëmija iu nënshtrua një operacioni për të hequr dhëmbët muajin e kaluar.
Doktorëve iu desh shumë kohë për të ekzaminuar secilin dhëmb përpara se ata të bënin publik zbulimin.
Loading...