Sëmurej sa herë konsumonte kafen nga dora e burrit – U shokua nga ajo që zbuloi

Një grua nga Michigan, SHBA ndihej keq sa herë që konsumonte kafen që i bënte i shoqi dhe për këtë vendosi të bënte disa hetime.

Gruaja e quajtur Therese Kozlowski ishte në proces divorci me burrin e saj dhe dyshimet për faktin se ai donte ta hiqte qafe iu ngjallën pasi sëmurej sa herë konsumonte kafen nga dora e tij.

Ajo vendosi të vinte kamerë të fshehtë në kuzhinë për ta filmuar atë gjatë kohës kur i bënte kafen.

Nga filmimet ajo zbuloi se burri i saj Brian i hidhte ant.ihistamine në kafe.

Një gjë e tillë thuhet se kishte ndodhur që nga viti 2018 ndërsa ata prisnin që të ndodhte divorci.

Loading...