Largohet nga detyra Komandanti i Forcave Detare

Komandantit të Forcave Detare, Gjeneral Major Ylber Dogjanit i ka mbaruar mandati dhe presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka vendosur të dekretojë shkarkimin e tij.

Me një dekret në faqen zyrtare të presidencës, Dogjani është shkarkuar në datën 31 korrik.

Ende nuk dihet se kush do të jetë ushtaraku tjetër që do të propozohet për këtë post.

Dekreti i plotë i shkarkimit të Komandantit të Forcave Detare:

Presidenti Meta dekreton shkarkimin nga detyra të Komandantit të Forcave Detare, Gjeneral Major Ylber Selman Dogjani

DEKRET PËR SHKARKIM NGA DETYRA TË KOMANDANTIT TË FORCËS DETARE

Në mbështetje të pikës 3, të nenit 169, nenit 93 të Kushtetutës, të nenit 9, pika 3, germa ‘c’, të ligjit nr. 64/2014, ‘Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë’, të ndryshuar, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes,

Dekretoj

Neni 1

Gjeneral Major Ylber Selman Dogjani, shkarkohet nga detyra e Komandantit të Forcave Detare, për shkak të mbarimit të mandatit.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. i Dekretit 11245

Tiranë, më 31.07.2019

Loading...