Itali – Ndërron jetë 27-vjeçari,ra nga një lartësi mbi 10 metra

Një i ri shqiptar, 27 vjeç ka humbur jetën pasi ka rënë nga një lartësi mbi 10 metra.

Siç raportojnë mediat italiane, 27-vjeçari shqiptar është identifikuar si Nertil Bushi dhe ishte duke punuar në një çati.

Tragjedia ndodhi në Castelfiorentino, ku i riu i cili jetonte në Bibbiena, po punonte për të mbuluar një depo. Por para se shqiptari të binte nga çatia, mësohet se në kapanonin ku ai po punonte, kishte rënë zjarr.

Bëhet e dituar se ai është përpjekur që t’i shpëtojë zjarrit, por ende nuk ka një version zyrtar nga ana e autoriteteve.

Loading...