Pushuesit nga Anglia dhe Italia ‘pushtojnë’ bregdetin e Radhimës

Pushuesit më të shpeshtë të plazhit të Radhimës duket se janë emigrantët.

Në kulmin e sezonit, pikërisht në muajin gusht, shqiptarët e ardhur nga diaspora kanë mbërritur në bregdetin e Vlorës, duke zgjedhur ti kalojnë në jug pushimet e verës.

“Vij nga Londra. Kam 20 vite që e preferoj. Atje ku jetojmë ne është klima e ftohtë. Kur kam ardhur për herë të parë mendoja të blija një shtëpi këtej” tregon pushuesi.

Një pushues tjetër tregon se ka ardhur nga Italia.

“Kemi vite që vijmë këtu dhe jemi shumë të kënaqur. Uji është shumë i mirë. Atë që ka dhënë zoti është e mrekullueshme, atë që ka bërë robi është me probleme” thonë pushues të tjerë

Pastërtia e detit Jon, është faktori kryesor i cili i tërheq turistët. Madje, disa prej tyre tregojnë se kanë vite që e frekuentojnë këtë zonë.

Në muajin gusht numri i pushuesve sa vjen dhe shtohet, duke bërë që fluksi i turistëve të mos ketë pikun vetëm në fundjavë./Oranews/

Loading...