Kryeministri Edi Rama, ashtu siç ka bërë prej ditësh, vijon të postojë në ‘Facebook’ statuse të artistëve dhe aktorëve të ndryshëm që janë pro prishjes së godinës ekzistuese të Teatrit Kombëtar. Kësaj here ai ka ndarë statusin e aktorit dhe regjisorit, Spiro Duni.

MESAZHI I RAMËS
Spiro Duni, aktor dhe regjisor që është ngjitur vetë dhe ka ngjitur trupa aktorësh në skenën e Teatrit Kombëtar, duke krijuar vlera e promovuar talente, kërkon si shumica dërrmuese e komunitetit teatror, që karakatina e qerestesë, tanimë e kthyer në kështjellën prej tallashi të politikanëve aktorë e të aktorëve politikanë, të shembet një orë e më parë për t’ia lënë vendin godinës së re të Teatrit Kombëtar.
QENDRIMI I REGJISORIT
SPIRO DUNI:
Ndërtimi i Teatrit të ri është emergjencë kombëtare në këtë atdhe zhurmëmadh! Asnjë cm2 nuk cenohet nga ky truall dhe besoj që të zotët ndër vite do të kenë stendat e tyre të mirënjohjes në hollet e tempullit të ri!