Vetëm në muajin korrik,412 përplasje makinash

Fluksi i lëvizjeve por edhe pakujdesia e drejtuesve të automjeteve që qarkullojnë kanë bërë që vetëm në muajin korrik të regjistrohen 412 aksidente rrugore.

Numri më i madh i aksidenteve është shënuar në kryeqytet me 133, ndërkohë që nuk mbeten pas zonat bregdetare të cilat kanë vetëm një rrugë dhe ato të ngushta.

Nëse si mesatare përllogariten 10 aksidente në ditë, në fundjavë regjistrohen mesatarisht 15 të tilla.

Por si në çdo sezon turistik edhe ky muaj është shoqëruar me të mbytur në det.

Drejtori i urgjencave mjekësore u kërkon qytetarëve të bëjnë kujdes kur futen në det sidomos ata që vuajnë nga sëmundje kronike kardiake, por dhe ata të cilët nuk e njohin zonën.

Kujdes i veçantë duhet bërë me rripin e sigurimit dhe aq më tepër vëmendje për ata drejtues automjetesh të cilët jo vetëm që nuk i vendosin rripin e sigurimit, por i ulin fëmijët në vendin e parë.

Loading...