Nuk gjen qetësi Greqia,pas tërmeteve përfshihet nga rrebeshe shiu

Ditët e fundit Greqia është përfshirë nga një valë tërmetesh, por si të mos mjaftonin lëkundjet e fuqishme, nuk mungon as moti i keq me rrebeshe shiu dhe erë të fortë.

Mediet fqinje raportojnë se përveç tërmeteve të njëpasnjëshme, moti i keq ka goditur sot një pjesë të vendit. Kështu, qyteti i Xanthit është goditur pasditen e sotme nga reshje të mëdha shiu dhe stuhi breshëri, duke krijuar panik te qytetarët.

Sipas medieve, gjithçka ka ndryshuar krejt papritur, teksa retë kanë mbuluar qiellin dhe temperaturat kanë rënë ndjeshëm. Kanë mjaftuar vetëm pak minuta që rrugët e qytetit të shndërrohen në “lumenj”.

“Protothema” raporton se breshëri sa një kokërr lajthi ka rënë për disa minuta, por nuk dihet ende nëse ka shkaktuar dëme të mëdha. Ndërkohë, moti ekstrem ka përfshirë sot edhe Bullgarinë.

Kujtojmë që pak javë më parë një stuhi e frikshme me erë të fortë dhe reshje të dendura shiu goditi gadishullin turistik të Halkidikit në Greqi, duke iu marrë jetën shtatë turistëve.

Loading...