Pas ‘Babales’ bie edhe Zagani, ish-oficeri dënohet me 4.6 vite burg

Ish-shefi i antidrogës në Drejtorinë e Policisë Fier, sot azilant në Zvicër, Dritan Zagani është deklaruar fajtor dhe dënuar me 4.6 vite burg për akuzat e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Moskallëzimit të krimit”.
Në këtë mënyrë pas çështjes “Babale” që nga ana e drejtësisë është cilësuar si një mashtrim, bie edhe një kauzë tjetër e opozitës ajo e denoncimeve të ish-oficerit të policisë Dritan Zagani, shkrua “Shqiptarja”. Vendimi për dënimin e Zaganit, njeriut që pas ikjes si azilant në Zvicër bëri lëmsh politikën shqiptare, është dhënë ditën e djeshme nga një trupë gjyqësore në gjykatën e Fierit.

“Shqiptarja.com” mëson se i gjithë procesi gjyqësor kundër Zaganit është zhvilluar në mungesë të tij, dhe akuzat për të cilat ai është dënuar kanë të bëjnë për bashkëpunim pa autorizim me një oficer të Guardia Di Financia, të cilit u jepte informacion, përkundrejt pagesave në euro

Loading...