Nga Ethem Ruka
KOHA E LDHJES SE TRURIT ME KOMPIUTER PO AFRON!
Para pak vitesh ideja e lidhjes se trurit me kompiuterin dukej qesharake dhe futuriste. Fakti eshte se inteligjenca artificiale (IA) po rritet ne menyre eksponenciale.
Me te guximshmit e kesaj fushe qe i perkasin teknologjise se larte te informacioni e tashme edhe te bio e nanoteknologjise ne Luginen e silikonit(Silicon vally) ne San Francisko, parashikojne qe ne vitin 2030 inteligjenca artificiale e makinave dhe ajo biologjike e njeriut te barazohen.
Kjo do te ishte pika kritike ku makina rrezikon te komandoje njeriun. Ka vetem dy alternative, te ndojme avancimin e teknologjise ose te fuqizojme inteligjencen tone biologjike. Alternativa e pare eshte e pamundur, e dyta eshte e mundshme. Kompania Neuralink me pronar Elon Musk, hodhi nje hap befasues.
Fale teknologjise se larte ne trurin e miut u vendos nje “minukompiuter” qe hapet ne forme tentelle mbi koren e hemisferave te trurit. Kjo rrjete kompiuterike komunikon me trurin permes mijra mikrolektrodave. Keto te fundit mund te nxitin trurin e po ashtu mund te marrin informacione prej tij.
Hapi i pare i kesaj teknologjie eshte trajtimi semundjeve te renda degjenerative te trurit so Parkinson, Alzhaimer, Huntington e tjera. Kerkuesit e Neuralink shpresojne ta zbatojne aye te njeriu ne harkun e nje viti.
Kjo teknologji do te avancohet per te marre emaile e mesazhe drejteperdrejte ne tru, per te komunikuar me kompiuterin me mendje dhe pa tastiere, e mbi te gjitha aty nga vitet 2040-2050 te arrihet deri ne shkarkimin e mendimit ne kompiuter!
Duket nje ide e frikshme, agresive e me pasoja per standardet e dinjitetit te njeriut te sotem, por me sa duket do te ndodhe. Thjesht jami ne rrugen e shnderimit gradual nga njeriu te pas njeriu.