Një aksident ka ndodhur në qendër të Fierit, aksident ndryshe nga të tjerët.
Ja ç’i ka ndodhur një “Benz”-i që është munduar të parkojë në një kantier ku një firmë po rehabiliton lumin Gjanica.
Siç duket nga fotoja, frenat nuk i kanë mbajtur dhe ka rrëshqitur në një karpat betoni duke përfunduar brenda lumit.
Brenda në mjet ndodhej një çift të moshuarish, sipas Faxnews.
Fatmirësisht nuk janë dëmtuar dhe menjëherë ka mbërritur Policia që i ka dhënë ndihmë për të dalë nga makina në lumin Gjanicë.
Në vendin e ngjarjes shkoi edhe ambulanca.
Loading...