“Skifteri” në Gjirokastër bëri namin në lokale, por në fund bie në duart e policisë…

Një i ri nga Gjirokastra është ndaluar nga policia pasi dyshohet si autori i vjedhjes së një telefoni të markës “Samsung” si dhe një portofoli me 5200 lekë. Sipas policisë, i arrestuari është A. D,39 vjeç, banues në Gjirokastër. Ndërkohë kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aktivitetit të shtetasit nga Gjirokastra.

“Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
– A. Dudumi,39 vjeç, banues në Gjirokastër. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në dy lokale të qytetit ka vjedhur një telefon celular të markës “Samsung J3” si dhe një portofol me 5.200 lekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, neni 134 i Kodit Penal”, njofton policia.

Loading...