Ish-deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari i pranishëm në rubrikën “Opinion” në News 24 hodhi akuza të forta në drejtim të KQZ pas dështimit të këtij të fundit për të mbajtur një mbledhje, e cila ishte njoftuar ditën e djeshme dhe kishte si rend dite “shqyrtimin kërkesën e opozitës për të nisur proceduar për zgjedhjet e 13 tetorit”, datë kjo e caktuar nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta.
Sipas tij, zgjedhjet vendore për shqiptarët janë caktuar me 13 tetor dhe KQZ-së duhet të përgatisë terrenin, që shqiptarët të zgjedhin alternativat sipas pastrimeve demokratike.
“Edi Rama është vrasësi i zgjedhjeve të liria. Zgjedhjet janë me 13 tetor dhe KQZ nuk e merr dot në shqyrtim dekretin e Presidentit të Republikës.
KQZ duhet të nisë proceduarat për organizimin e zgjedhjeve, të cilat do të jenë zgjedhje të lira.
Në 30 qershor nuk kishte zgjedhje, por votime për të zgjedhur rilindasit e tyre. Ai tentoi të kthente në Shqipëri sistemin monist, por këtë 85% e shqiptarëve e refuzuan.
Modeli i Edi Ramës është shkatërro dhe uzurpo institucionet. Në këshillat bashkiakë nuk ka më debat. Anëtarët e KQZ kanë shkelur ligjin”- tha Braimllari.