Ka ndërruar jetë gazetarja dhe poetja e njohur Burbuqe Rushiti.
Ajo ka punuar disa vjet në ish Radio Televizionin e Prishtinës, në Redaksinë e Kulturës, ndërsa më pas ishte korrespodente e disa mediave në Turqi përfshirë edhe televizionin NTV.
Burbuqe Rushiti është autore e disa përmbledhjeve me poezi.
Rushiti është marrë edhe me përkthime në prozë dhe në poezi, si dhe me kritikë letrare.
Gazeta Expres raporton se varrimi i Burbuqe Rushitit bëhet nesër në orën 17:00 në varrezat e qytetit në Prishtinë.
Loading...