Kush është njeriu kryesor i ngjarjes në Vlorë

Një ngjarje e rëndë tronditu mbrëmjen e djeshme qytetin e Vlorës, ku pas një sherri për arsye banale, ka mbetur i vdekur një person dhe janë plagosur dy të tjerë.

Pas përplasjes me armë ka mbetur i vdekur Arben Beqiraj, i cili kishte marrë 6 plumba në duar, në bark dhe këmbë, ndërkohë që dy të plagosurit e tjerë të ngjarjes Egert Beqiraj dhe Nesim Hodaj janë jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq janë zbuluar detaje të reja në lidhje me autorin kryesor të masakrës, i cili është identifikuar si Eduard Xhezo, i cili është një emër i njohur për policinë.

Pak vite më parë, Eduard Xhezo ka përfunduar në prangat e policisë, pasi ishte dënuar nga gjykata e Vlorës me 9 vjet e 4 muaj burg për ‘vrasje me dashje të dy a më shumë personave’, të mbetur në tentativë, si dhe ‘armëmbajtje pa leje’.

Ndërkohë vetëm dy vite me parë Eduard Xhezo është arrestuar në flagrancë nga blutë e Vlorës Policia ka bërë në lagjen ‘24 Maji’, pasi gjatë kontrollit fizik që i është bërë këtij shtetasi, shërbimet e policisë i kanë gjetur të fshehur në trup një armë zjarri të llojit Pistoletë-Çeke, e mbushur me një krehër me 15 copë fishekë të kalibrit 9 mm, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e djeshme në lokalin e Arben Beqirajt, ndërsa terrorizoi të gjithë pushuesit, pasi sipas dëshmive ka pasur më shumë se 20 të shtëna me arme.

Mësohet se ngjarja ka nisur për motive banale, pra një kalë, ndërsa kjo nuk ishte hera e parë që Beqiraj përfshihej në një konflikt.

Kujtojmë se policia arriti të identifikonte dhe autorët, të cilët ishin E.XH. dhe Sh.L., dhe për kapjen e tyre u mobilizuan policia e Vlorës, Delta Force e FNSH e Fierit, pa mundur sot që ti vënë në pranga.

Sipas burimeve policia ka shoqëruar deri më tani 20 persona për t’i pyetur në lidhje me rrethanat e plota të vrasjes dhe të plagosjeve.

Dinamika e ngjarjes:

Mësohet se ka qenë një i ri nga Vlora i cili në mesditë ka qenë duke bërë xhiro përgjatë plazhit me kalë. Djali dhe nipi i Beqirajt kanë kërkuar që i riu të mos kalojë më me kalë në plazhin e tyre, debati mes tyre ka gjeneruar në përplasje fizike.

Debati ka gjeneruar në dhunë fizike. Pas disa orësh E. Xh dhe Sh. L kanë shkuar në lokalin e Beqiraj për sqarim. Fillimisht janë konfrontuar me fjalë më pas me përplasje fizike e deri në përdorimin e armëve. Nga gjurmët e armëve mësohet se janë përdorur një arme tip pistoletë dhe një kallash.

Nga të shtënat Arben Beqiraj mori 6 plumba, Nesim Hodaj 3 plumba dhe 1 plumb Erges Beqiraj.

/Faxweb

Loading...