Mjekë me eksperiencë në spitalet europiane vijojnë të zgjedhin Shqipërinë për të ushtruar profesionin e tyre.
Një ndër këta mjekë është doktoreshë Irina Alla, mjeke obstetër-gjinekologe që ka studiuar dhe është specializuar në Rusi.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, bën të ditur se “Dr. Irina Alla është mjeke obstetër-gjinekologe që ka studiuar dhe është specializuar në Rusi dhe aktualisht punon në konsultoren e gruas pranë Qendrës Shëndetësore nr.3 në Elbasan”.
Qeveria shqiptare përmes ministrisë së Shëndetësisë vijon mbështetjen për mjekët, ndërsa gjithë vëmendjen e ka drejtuar për t’i ofruar një shërbim më të mirë qytetarëve./atsh
Loading...