Chaser meritonte titullin “qeni më inteligjent në botë”.
Ishte i vetmi qen në planet në gjëndje të njihte më shumë se 1 mijë fjalë të fjalorit të njerëzve, saktësisht 1 022 fjalë.
Ai ishte adaptuar në vitin 2004.
Një vit më parë qeni humbi padronin e tij, psikiatrin John Pilley që banonte në Karolinën e Jugut.
Profesori i psikologjisë ishte i interesuar në inteligjencën e kafshëve dhe kishte e stërvitur Chaser të kujtonte një numër të madh fjalësh dhe komandash.
Chaser dinte të emrat e kafshëve të balsamosura që profesori kishte në shtëpi.
Për tre vjet profesori e kishte stërvitur qenin, për rreth 3-4 orë çdo ditë.
Qenit i tregonte një objekt dhe më pas ia përsëriste fjalën deri në 40 herë. Pastaj fshehte objektin dhe i kërkonte qenit ta gjente.
Qeni është varrosur në obor, aty ku janë groposur dhe qentë e tjerë të familjes dhe ku është shpërndarë hiri i doktor Pilley, i cili vdiq në moshën 89 vjeç.